Luka Modric ka nisur bisedimet me Interin rreth një largimi tronditës nga Real Madridi, pas shtyrjes së marrëveshjes nga gjiganti në Serie A me Arturo Vidalin.
Reprezentuesi kroat ishte emëruar Lojtari më i Mirë në Kampionatin Botëror 2018 dhe ka qenë një lojtar kryesor te mesfusha e Real Madridit që ka ngritur për të tretën herë radhazi titullin në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ka qenë një verë me shumë ndryshe në Santiago Bernabeu pasi trajneri Zinedine Zidane dhe superylli Cristiano Ronaldo janë larguar nga klubi, por tani duket se një tjetër figurë është në prag të largimit.
Agjenti i Modricit ka qenë në kontakt me drejtorët e Interit për të diskutuar transferimin, gjë që do të krijojë një kontigjent të madh kroat të instaluar në San Siro.
Bashkëkombësit e tij si Sime Vrsaljko, Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic tashmë janë lojtarë të Interit dhe tani ata janë duke shpresuar të shtojnë një tjetër kroat në zemër të mesfushës së tyre, transmeton portali arbresh.info.
Ylli i Bayern Munichut, Vidal pritej të arrinte në Itali, por mundësia për të nënshkruar me Modricin ka bërë që marrëveshja të mbetet në dyshime.
Në rast se nuk arrihet marrëveshja me Modricin, Interi atëherë do të finalizoj transferimin e Vidalit, megjithëse bisedimet me agjentin e kroatit kanë qenë pozitive deri tani./arbresh.info/
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...