Ministri japonez i Mbrojtjes, Itsunori Onodera, tregoi të martën se Tokio i ka kërkuar Rusisë të minimizojë aktivitetin e saj ushtarak në ishujt e diskutueshëm në Paqësor, pasi Moska i kishte treguar muskujt atje.
Mosmarrëveshja territoriale mbi ishujt, të cilët Rusia i quan Kuriles, ndërsa Japonia i quan Territoret e Veriut, është aq e sikletshme sa që Moska dhe Tokio ende nuk kanë nënshkruar një traktat paqeje për të shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.
Kryeministri rus, Dmitri Medvedev, në muajin shkurt miratoi vendosjen e aeroplanëve luftarakë në njërin nga ishujt e diskutueshëm, veprim ky i cili i rrit aktivitetet ushtarake ruse në një kohë kur lidhjet e Moskës me Tokion janë të tendosura për shkak të vendosjes së sistemit raketor amerikan, të njohur si Aegis.
Moska gjithashtu ka vendosur sistemet e saj më të reja të mbrojtjes nga raketat në ishuj dhe planifikon të ndërtojë një bazë detare atje, ndërkohë që bisedimet për mosmarrëveshje territoriale me Japoninë vazhdojnë.
“Ne kemi kërkuar nga pala ruse të ndërmarrë masa të veçanta sepse Rusia po ndërton kapacitetin e saj ushtarak përgjatë katër ishujve veriorë”, tha Onodera, pas takimit me homologun e tij rus, Sergei Shoigu.
Bashkimi Sovjetik okupoi këta ishuj nga Japonia në fund të Luftës së Dytë Botërore, transmeton Klan Kosova.
Onodera tha se stacionet e mbrojtjes raketore ballistike, Aegis, me bazë tokësore kishin për qëllim vetëm mbrojtjen e Japonisë dhe nuk përbënin ndonjë kërcënim për Rusinë.
Ndërsa, Rusia është shqetësuar se Japonia po i lejon Uashingtonit të përdorë territorin e saj si një bazë për ndërtimin e një ushtrie amerikane në Azinë e veriut, nën pretekstin e kundërshtimit të Koresë së Veriut.
Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të takojë Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, gjatë muajit shtator në Vladivostok në Lindjen e Largët të Rusisë.
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...