Kjo është gjendja momentale nëpër pikat kufitare

23:29 | 31 Korrik 2018
V. S.

Kolona të gjata po krijohen në kufijtë e Kosovës, pikërisht në dalje për shkak fluksit të madh të bashkatdhetarëve të cilët po kthehen në vendin ku jetojnë.

Të dhënat e fundit që vijnë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar tregojnë se pika më e ngarkuar është ajo e Merdarës, përderisa, pas saj është ajo e Muçibabës, shkruan Indeksonline.

Momentalisht në Merdarë për të dalë nga Kosova nevojiten 1 orë e 30 minuta deri 1 orë e 40 minuta. Ndërsa për të hyrë në Kosovë 30 deri në 40 minuta.

Në kufirin në Muçibabë, pritja është 50 minuta deri 1 orë për të dalë nga Kosova. Ndërsa vetëm 5 deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë.

Në pikë-kalimin Dheu i Bardhë, pritja është 30 deri 40 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 30 deri në 40minuta për të dalë nga Kosova.

Ndërsa në pikë-kalimet tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra si për hyrje ashtu edhe për dalje:

Mutivodë: Pritja është 5 deri 10 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 5 deri 10 minuta për të dalë.

Hani i Elezit: Pritja është 5 deri 10  minuta për të hyrë në Kosovë dhe 5 deri në 10 minuta për dalë.

Jarinje: Pritja është 5 deri 15 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 5 deri në 15 minuta për të dalë nga Kosova.

Bërnjak: Pritja është 4 deri 5 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për të dalë.

Kullë: Pritja është 3 deri 5 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për të dalë.

Kufiri Qafë e Morinës: Pritja është 3 deri 5 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për të dalë.

Kufiri Qafë e Prushit: Pritja është 3 deri 5 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për dalë.

Kufiri Glloboqicë: Pritja 3 deri 5mnuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për të dalë./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme