Pamjet rrëqethëse, që janë realizuar në Nias të Indonezisë, tregojnë një anije që fundoset prej valëve gjigante.
Derisa në det kishte shumë të pranishëm, lundra u luhat ai ‘lodër’, para se të zhytej nën sipërfaqen e ujit.
Mësohet se brenda saj nuk kishte ndonjë njeri, ndërsa nuk dihet se si u shkëput prej hapësirës ku ishte ankoruar dhe lundroi vet nëpër valë. Raportohet se gjatë këtij incidenti, nuk është lënduar ndonjë pushues, megjithëse kishte shumë në afërsi.
Për dallim prej viteve të kaluara, këtë vit në bregdetet e Indonezisë ka pasur valë shumë të mëdha, nganjëherë edhe deri në pesë metra të larta. Kjo e ka bërë shumë të veçantë dhe të preferuar, për sportistët që merren me surfim. /Telegrafi/
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve