Google ADS

Chelsea kontakton Real Madridin për yllin e mesfushës

23:10 | 31 Korrik 2018
Arbresh Info

Chelsea është i gatshëm për të shtruar ofertë për yllin e Real Madridit, Mateo Kovacic.

Trajneri Maurizio Sarri synon të përforcoj mesfushën pavarësisht se ka siguruar nënshkrimin me Jorginhon për 50 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.

Ylli i Arsenalit, Aaron Ramsey, besohet të jetë përzgjedhja e preferuar e Sarrit, por ‘Daily Mirror’ pretendon se Mateo Kovacic është një alternativë mjaftë serioze.

Raportet pretendojnë se reprezentuesit e Chelseat kanë kontaktuar me Real Madridin duke e pyetur rreth disponueshmërisë së reprezentuesit kroat.

Kovacic ka lënë të kuptohet se dëshiron të largohet nga Bernabeu ndërkohë që edhe Manchester City është gjithashtu i interesuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme