Cristiano Ronaldo ka shfaqur disa nga aftësitë e tij të shumta gjatë stërvitjes së parë jashtë me bashkëlojtarë e rinj te Juventusi.
Sulmuesi portugez, i cili u largua nga Real Madridi për 100 milionë euro, është takuar me gjithë lojtarët dhe skuadrën kryesore për herë të parë dje në palestër pas pushimit menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari ishte jashtë në fushën Vinovo të martën dhe nuk dukej aspak sikur një lojtar që nuk ka prekur topin qysh pas eliminimit të Portugalisë në xhiron e 1/16-së më 30 qershor.
Ronaldo shfaqi disa nga aftësitë e tij para kamerave dhe gjatë kësaj pjese, superylli goditi shtyllën dhe më pas me shpatull futi topin në rrjetë.
https://twitter.com/juventusfcen/status/1024354071736672256
Ish ylli i Manchester United pritet të debutoj te Juventusi në Serie A në ndeshjen më 18 gusht kundër Chievos./arbresh.info/
https://twitter.com/juventusfcen/status/1024331127241297921
https://twitter.com/juventusfcen/status/1024365326702534656
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”