Google ADS

Zyrtare: Interi nënshkruan me Sime Vrsaljkon

22:34 | 31 Korrik 2018
Arbresh Info

Atletico Madridi ka konfirmuar se Sime Vrsaljko do t’i bashkohet Interit në formë huazimi me opsionin për blerje.

“Nerazzurrët” kanë qenë gjithnjë e më afër marrëveshjes me kroatin gjatë ditëve të fundit dhe sot (e martë), klubi i tij ka konfirmuar se një marrëveshjes mes tyre është arritur, transmeton portali arbresh.info.

“Klubi jonë ka arritur një marrëveshjen me Interit dhe është në pritje të formalizmit të dokumenteve dhe ekzaminimit përkatës mjekësor, për transferimin e Sime Vrsaljkos”, ka njoftuar Atletico në faqen e tyre zyrtare.

“Pas dy sezoneve që mbrojti ngjyrat tona, kohë gjatë të cilës tregoi talentin e tij dhe sakrificën, ne dëshirojmë t’i urojmë atij gjithë të mirat në aventurën e re me Interin, i cili ka një opsion për blerjen e tij”

Testi mjekësor pritet të kryhet brenda javës./arbresh.info/

https://twitter.com/Atleti/status/1024385051889422336

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme