Izreali dënon me burg shkrimtaren palestineze

22:28 | 31 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Gjykata në Izrael ka shqiptuar dënimin me burg prej pesë muajve ndaj shkrimtares palestineze Darin Tatour.

Sipas Hareetz, poeten e akuzoi gjykata për “nxitje në terrorizëm”, e  në  bazë të kësaj akuze edhe e dënoi, përcjell KlanKosova.

36 vjeçarja e qytetit Al-Rina u arrestua nga autoritetet izraelite në vitin 2015 për shkak të poezisë së saj “Rezisto, o populli im, rezisto”.

Në fillim të vitit 2016, Gjykata Qendrore e Izraelit në Nazareth e liroi Tatourin nga paraburgimi, dhe e vendosi atë në arrest shtëpiak .

Mirëpo siç duket vendimi përfundimtar i gjykatës është, që ajo të qëndrojë në burg për 5 muaj, për shkak të shkrimeve të saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme