Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, priti sot në takim Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa.
Në këtë takim u diskutua gjerësisht për zhvillimet e fundit lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, zgjidhjen më të mirë për problemin shqiptaro-serb dhe gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
Klinaku, në emër të Lëvizjes për Bashkim, e mbështeti deklaratën e përbashkët të tri kuvendeve komunale të Kosovës Lindore, përmes së cilës kërkohet përfaqësimi i shqiptarëve të kësaj treve në bisedimet Kosovë-Serbi.
Sa i përket çështjes së pazgjidhur midis Kosovës e Serbisë, palët u pajtuan që hapi më i mirë drejt zgjidhjes është reciprociteti në të drejta midis banorëve të Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut dhe atyre të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, deri në ridefinim të kufijve, si zgjidhje përfundimtare për problemin.
Mustafa, duke shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e Lëvizjes për Bashkim për çështjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore, tha se kjo është qasja e duhur ndaj problemit. Përndryshe, në rast se injorohet çështja e Kosovës Lindore, për pasojë, Kosova do të përballet me bllokadë për shkak të një asociacioni të fuqishëm dhe fuqisë bllokuese të serbëve në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa, Klinaku u zotua se LB do të angazhohet me tërë potencialin e vet në funksion të zgjidhjen së drejtë të këtij problemi dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në çdo aspekt./RTK/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...