Janë bërë vetëm 67 ditë që nga dita kur Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo festuan në fushën e Olympicos në Kiev titullin e tretë radhazi me Real Madridin në Ligë të Kampionëve.
Pas disa javëve, të dy u larguan nga klubi dhe e gjithë barra tani qëndron te Julen Lopetegui që do të drejtoj klubin nga aty ku ata e kanë lënë, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i ri, ish lojtar në klub dhe trajner i Castillas, rrezikoi pozitën e tij në Kampionatin Botëror me Spanjën duke nënshkruar me ‘Los Blancos’ dhe menjëherë pas kësaj pagoi çmimin për mosbesim nga Federata e Futbollit të Spanjës.
E gjithë kjo tani qëndron prapa pasi Lopetegui mund të bëjë hapin te detyra në Real Madrid në ndeshjen e nesërme kundër Manchester United, një skuadër nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.
Takimi fillon në orët e para të mëngjesit (02:00) të së mërkurës dhe ky është testi i parë ndër shumë testet e tjera që do të tregojnë se ku qëndron fati te trajneri i ri.
Pritshmëritë, si gjithmonë, janë të mëdha dhe kur bëhet fjalë për Real Madridin, çdo rezultat ka rëndësi, madje edhe në një ndeshje para-sezonale dhe veçanërisht pasi është ndeshja e parë e trajnerit të ri./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...