Real Madrid – AC Milan, ndeshja e fundit para-sezonale për kampionin e Evropës

20:00 | 31 Korrik 2018
Arbresh Info

Edicioni i 39-të i Trofeut Santiago Bernabeu të Real Madridit do të ketë AC Milanin si kundërshtar të skuadrës spanjolle.

I përcaktuar të zhvillohet më 11 gusht, ndeshja tradicionale e fundit në kuadër të turneut para-sezonal do të zhvillohet katër ditë para UEFA Superkupës, transmeton portali arbresh.info.

Milani për herë të fundit ka luajtur në Trofeu Santiago Bernabeu më 1999 duke humbur me rezultat 4 me 2.

Në dy takimet e mëparshme – në vitin 1988 dhe 1990, ‘Los Blancos’ janë mposhtur.

Atletico Madridi është rivali në UEFA Superkupës i Real Madridit në ndeshjen që zhvillohet në Tallinn./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme