Manchester United mund të bëjë një përpjekje të fundit për të nënshkruar me sulmuesin Gareth Bale.
Të paktën kështu beson ‘Manchester Evening News’, që sugjeron se trajneri Jose Mourinho mund të shfrytëzoj ndeshjen e nesërme në orët e para të mëngjesit për të joshur reprezentuesin uellsian në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
“Djajtë e Kuq” do të përballen kokë me kokë me Real Madridit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në kuadër të International Champions Cup.
‘MEN‘ iu referohet takimit të fundit verën e kaluar ndërmjet dy skuadrave kur Mourinho më formë qesharake tha: “Nuk mund të blej ty sepse ju nuk flisni!”
Mbetet të shihet nëse Mourinho do të përpiqet të bëjë diçka të tillë edhe nesër, por rrethanat padyshim se janë ndryshe nën drejtimin e Julen Lopeteguit tani.
Ai pritet t’i jap Bales më shumë kohë si startues pas largimit të Cristiano Ronaldos./arbresh.info/
Si të shmangni dhimbjet e stomakut në vjeshtë, tri kura naty...
Ushqimet që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak
Pas Bejrutit, Izraeli godet edhe Damaskun, vriten dhëndri dh...
Izraeli sulmon objektivat e Hezbollahut pranë Bejrutit
Moment historik për gratë në Meksikë, zgjidhet presidentja e...
Balla: Shqipëria drejt anëtarësimit në BE