Aktori kontrovers Charlie Sheen (52) as sot e kësaj dite nuk di të tregojë se si ndodhi që gjatë qëndrimit në Itali të mbetet pa asnjë cent në xhep dhe me një grua të panjohur në shtrat.
Rasti kishte ndodhur në vitet e nëntëdhjeta dhe aktori amerikan në Gadishullin Apenin ishte për xhirime të filmit “Tre musketarët”.
Ai është i bindur se dikush i kishte hedhur drogë në pije, pas të cilës nuk mund të kujtojë asgjë, transmeton KosovaPress.
“Gjithçka ishte e mrekullueshme, dhe pastaj papritur u zgjova në një apartament që ishte rreth 300 km nga qyteti ku isha. Nuk kisha portofol, para, dokumente, bizhuteri, asgjë. Pranë meje në shtrat ishte një grua, e cila nuk fliste anglisht, kështu që mezi u kuptuam. Edhe sot nuk kam idenë se çfarë ka ndodhur në ato shtatë orë, pasi nuk më kujtohet asgjë”, tha Sheen.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person