Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i ftuar në emisionin “Frontal” në T7 ka folur edhe rreth vizitës së Behgjet Pacollit në Amerikë. Ai tha se në asnjë takim që Pacolli ka zhvilluar atje nuk është përmend ndarja e Kosovës. Sipas tij në asnjë moment nuk do të flitet rreth kësaj ideje.
“Pacolli më tha që në asnjë takim nuk është përmend ndarja e Kosovës por vetëm gjërat që ka kërkuar Republika e Kosovës që të ketë një ide çka do të diskutohet në Bruksel, tash ajo është duke u punuar”, tha Bahtiri, transmeton Gazeta Express.
Më tej Bahtiri theksoi se BE-ja por edhe Amerika janë larg përcaktimit të temave që do të bisedohen në Bruksel.
“ Janë Kosova dhe Serbia që do të vendosin. Dhe në asnjë moment Kosova nuk do të flet për ndarjen e Kosovës”, tha Bahtiri.
Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi në një konferencë gjatë ditës së sotme ka thënë se nuk ka forcë që do ta detyrojë të flasin për ndarjen e Kosovës./Gazeta Express/
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...