Milani ka arritur akordin me Antonio Conten.
Është ky lajmi më i fundit për sa i përket situatës së stolit kuqezi.
Problemi për zyrtarizimin e marrëveshjes vazhdon të jetë shkarkimi i italianit nga Chelsea.
48-vjeçari pretendon të dëmshpërblehet nga londinezët për prishje para kohe të kontratës dhe dëme ekonomike, akuzë kjo e fundit, që edhe klubi ia drejton italianit për shkak të zhvlerësimit që i bëri një lojtari si Diego Costa duke e “shkarkuar” më anë të një mesazhi.
Duke mos qenë të interesuar për ta zgjidhur çështjen në gjykatë, vartësit e Roman Abramovich kanë bërë një hap pas duke i ofruar Contes 5 milionë euro për t’u ndarë në paqe, ofertë kjo që bashkangjitur edhe me projektin e Milanit, e lëkund trajnerin që të pranojë.
Sipas “Daily Mail” që ka zbuluar edhe lajmin, Konte ka pasur javën e kaluar një seri takimesh në Lampeduza ku po shijon disa ditë pushimi.
Marrëveshja është arritur mbi bazën e 6 milionë eurove plus një seri bonusesh me Antonio Conten që do të emërohej në detyrën e re përpara fillimit të kampionatit.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...