Haradinaj thotë se Asociacioni duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën

16:07 | 31 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka dhënë ndonjë datë të sigurt se kur do të kryhet projekt-statuti i komunave me shumicë serbe, por tha se Asociacioni do të jetë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, i pyetur nga mediat nëse do të përmbushet afati i dhënë nga Bashkimi Evropian dhe nëse më 4 gusht do të kryhet projekt-statuti i asociacionit të komunave serbe.

“Katër gushti do të thosha është data e fundit. Projektstatuti është proces, rezultati i parë do të propozohet më 4 gusht, megjithatë procesi vazhdon dhe kur të prezantohet nga ekipi menaxhues që ka bërë këtë, atëherë qeveria dhe të gjithë të tjerët kanë vërejtjet dhe këshillat e tyre, por në fund të duhet të jemi të sigurt që kjo duhet të jetë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme