Ndaloni rënien e flokëve me maskën me banane

15:51 | 31 Korrik 2018
A. B.

Shumica e grave shpenzojnë shuma të majme parash për shampona, maska, balsamë e shumë produkte të tjera për mirëmbajtjen e flokëve.

Por pavarësisht se shumë nga ne besojmë se produktet kozmetikore për flokë kanë efekt, e vërteta është se pothuajse të gjitha ato janë të mbushura me kemikalie dhe përbërës të tjerë që më shumë na dëmtojnë flokët se sa na përmirësojnë ato.

Por a e keni ditur se ekziston një tretman natyral që përpos që përmirëson kualitetin e flokëve, i bën mirë lëkurës së kokës tuaj, parandalon edhe rënien e flokëve?

Kjo maskë përbërës kryesor ka BANANEN.

Me këtë maskë, ju përpos që do të parandaloni rënien e flokëve, do të stimuloni rritjen e tyre edhe do t’i ushqeni ato. Kjo maskë përmirëson shëndetin e flokëve, i bën ato të buta dhe plot shkëlqim.

Mbi të gjitha, u jep flokëve shumë ushqyesë dhe vitamina që janë esencial për rritjen e flokëve, transmeton Klan Kosova.

Ju duhet vetëm një banane dhe tri pika vaj bajamesh.

Shtypeni bananen, shtoni vajin e bajameve dhe përzieni mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Vendoseni këtë maskë në flokët tuaj dhe masazhojeni kokën.

Mbështilleni kokën me peshqir dhe lëreni të qëndrojë kështu për gjysmë orë. Më pas, shpëlani flokët me ujë dhe shampon, si bëni zakonisht.

Shënim: Maska me banane është e përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme