Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke iu referuar asaj që deputetët e opozitës po kërkojnë që ai të mos jetë në krye të bisedimeve në Bruksel, në një farë forme po kërkojnë “kokën e tij”, presidenti u përgjigj se “për të gjithë ata që kërkojnë kokën time unë u ofroj një përqafim të ngrohtë”.
Presidenti Thaçi më tej shtoi se disa prej deputetëve po kërkojnë zgjedhje të shpejta, e pastaj të ndodhë dialogu por sipas tij bota nuk na pret neve që të bëjmë eksperimente politike.
Sipas tij nuk ka siguri që edhe pasi të mbahen zgjedhjet përsëri të ketë bllokadë nga opozita.
“E çka nëse bëhen zgjedhjet dhe një pjesë e opozitës del kundër, në anën tjetër ka një opinion të arsyeshëm që të jetë një proces i koordinuar mes pozitë dhe opozitës. Kjo është qasja më e arsyeshme, i ftoj partitë që të ulen dhe t’i diskutojnë hapat e ardhshëm. Arsyeshmëria më e madhe është përkushtimi për krijimin e një agjende të përbashkëta, formimi i ushtrisë, liberalizimi i vizave, reforma elektorale, arritja e marrëveshjes, implementimi i saj”, thaksoi Thaçi në konferencë për shtyp.
Presidenti Thai tha se nuk do të ketë bosnjëzim të Kosovës, nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe nuk do të ketë Ahtisari plus.
“Se a do të jetë e vështirë, do të jetë e vështirë, se a do të jetë e rëndë, do të jetë e rëndë. Nuk mund t’ia ndaloj dikujt të propozoj por askush nuk mund të më bindë të pranoj diçka. Nuk do të jetë e lehtë të prezantoj në tavolinë kërkesën e institucionalizuar të liderëve të Luginës së Preshevës, situata do të jetë komplekse por në fund do të dominoj arsyeja”, përfundoi presidenti Thaçi.
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore