Zyrtarët gjermanë takohen për të diskutuar mbi ndihmat financiare për fermerët, në një kohë kur temperaturat rekord dhe thatësirat e tejzgjatura kërcënojnë me miliarda euro dëme në të mbjella dhe bagëti.
Fermerët i kërkojnë qeverisë të shpallë gjendjen e emergjencës, ndërsa rajonet veriore dhe ato lindore po përballen me thatësirën e madhe.
Disa nga zonat më të prekura nuk kanë regjistruar asnjë reshje shiu që nga prilli, ndërkohë që e marta parashikohet të jetë dita më e nxehtë e regjistruar deri më tani, me kushtet e motit që nuk duket se do të përmirësohen edhe në ditët në vijim.
Fermerët e prekur më rëndë nga kushtet e motit kanë kërkuar kompensim, pasi thonë se 30 për qind e të korrave të tyre të përvitshme janë shkatërruar dhe humbjet po kërcënojnë mënyrën e tyre të jetesës.
Një nga zonat e prekura më rëndë është distrikti i Trebbinit në Gjermani. Fermerët atje thonë se, në këtë kohë të vitit, tokat bujqësore duhet të jenë të mbushura me të mbjella, por në të vërtetë shihen vetëm bimë të izoluara tek-tuk.
Nëse moti ekstrem vazhdon, të mbjellat nuk janë të vetmet në rrezik. Fermerët thonë se mungon edhe ushqimi për kafshët, por dhe bari, gjë që do të ketë pasoja të rënda edhe në blegtori. Shoqata gjermane e Fermerëve do të takohet me ministrin e Bujqësisë në Berlin, në përpjekje për të dalë me një plan veprimi, në ndihmë të fermerëve të rrezikuar.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...