Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar në Belgjikë një burrë i dyshuar për vrasje.
Për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar se i dyshuari me inicialet S.B është arrestuar në Bruksel. Ai ishte i shpallur nga drejtësia kosovare si person në kërkim për vrasjen e E.K në Mitrovicë.
“Autoritetet policore të Republikës së Kosovës janë njoftuar nga autoritetet belge, se është arrestuar në Bruksel (S. B.), person i shpallur në kërkim nga drejtësia kosovare për vrasjen e (E. K.) në Mitrovicë”, ka thënë Hoxha.
Ai shton se Policia e Kosovës përmes një bashkëpunimi profesional, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet belge lidhur me rastin dhe pas shkëmbimit intensiv të informacioneve ka rezultuar me arrestimin e tij, për të vazhduar me procedura të tjera.
Koha.net nga burime mëson se i arrestuari është Sadik Berisha, i cili më 5 maj të vitit të kaluar dyshohet se ka vrarë 24 vjeçarin Ermal Kamberajn.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...