Në Shtetet e Bashkuara nis sot gjyqi i ish-shefit të fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump.
Është ky gjyqi i parë nga hetimet që po bëhen për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.
Paul Manafort përballet me 18 akuza, përfshirë mashtrimin bankar, dhe mund të përballet me 30 vjet burgim nëse gjendet fajtor.
Manafort, i cili e ka udhëhequr fushatën e Trumpit për tre muaj, nuk e ka pranuar fajësinë.
Përpara se t’i bashkohej ekipit të Trumpit në verën e vitit 2016, Manafort ka punuar për disa fushata presidenciale të republikanëve, përfshirë atë të Gerald Fordit në mes të viteve 1970 dhe të Ronald Reaganit nga viti 1978 deri më 1980.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe