Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se duhet të ndërpritet dialogu personal i presidentit aktual, Hashim Thaçi, pa mandat të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kurti tha se me njerëz jo kredibil të cilët po e përfaqësojnë vendin në dialogun Kosovë-Serbi, në Bruksel, Kosovën nuk e presin sukseset.
“Me njerëz jo kredibil nuk na presin suksese, prandaj është e domosdoshme që çështja të kthehet në shoqërinë tonë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në institucionet e shtetit. Dhe aty siç kemi theksuar dje, së pari të bëhet vlerësimi i raportit të qeverisë për dialogun gjashtëvjeçar 2011-2017, të ndërpritet dialogu personal i presidentit aktual pa mandat të Kuvendit, të formulohen kërkesat e Kuvendit dhe Qeverisë ndaj Serbisë, të përcaktohen parimet dhe kushtet e një dialogu të ri dhe në përputhje me këto të formohet Ekipi negociator. Gjithë kjo duhet të bëhet në mënyrë të hapur dhe demokratike. E vetmja gjë që nuk duhet të bëhet publike është strategjia e ekipit negociator, e cila vjen në fund”, u shpreh Kurti.
Ndryshe, një ditë më parë u mbajt seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën nuk u votua Rezoluta e propozuar nga Partia Socialdemokrate lidhur me dialogun me Serbinë.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...