Ky është çmimi i biletave për ndeshjen e Dritës në Ligën e Evropës

14:14 | 31 Korrik 2018
Arbresh.info

Skuadra e Dritës nesër takohet me Dudelangen me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë – në kuadër të ndeshjes kthyese të Europa League.

Skuadra e Dritës ka njoftuar se biletat për këtë sfidë do të dalin në shitje në orën 16:00 në Gjilan dhe Prishtinë, kurse nesër në orën 17:00 në Mitrovicë.

Çmimi i biletave për këtë ndeshje është nga 2 euro e deri në 7 euro.

Ja postimi i Dritës:

“Njoftim për biletat e ndeshjes FC DRITA vs F91Dudelange

Njoftohen të gjithë futbolldashësit se sot nga ora 16:00 dalin në shitje biletat për ndeshjen e Europa League që FC DRITA e zhvillon me datë 02.08.2018(e enjte) nga ora 20:45 në Mitrovicë!

Biletat të cilat janë në shitje janë: 2euro, 5euro dhe 7euro, dhe mund ti gjeni në këto pika të shitjes:

GJILAN:

  • Sheshi “Agim Ramadani”(para teatrit të qytetit)
  • Sheshi i qyetetit(përballë hotelit Kristal)

PRISHTINE:

  • Përballë hotel Grand

Edhe nesër(e mërkure) biletat mund ti gjeni në të njejtat pika të shitjes nga ora 10:00.

Në Mitrovicë biletat dalin në shitje të enjten (ditën e ndeshjes)nga ora 17:00 te stadiumi Adem Jashari”, shkruhet në njoftimin e klubit të Dritës.

Vlen të ceket se ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të Dudelanges.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme