Google ADS

“Cavani nuk largohet nga PSG”

12:04 | 31 Korrik 2018
Arbresh.info

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, e ka përjashtuar mundësinë e largimit të sulmuesit Edinson Cavanit nga klubi francez këtë verë.

Javën e kaluar u raportua se sulmuesi uruguaian dëshironte t’i bashkohej Real Madridit, të cilët e kërkonin për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

“Kam folur me Edinsonin para disa ditëve dhe ai nuk më tha asgjë rreth një largimi. Ai më tha se mezi po priste të na bashkohej dhe se dëshiron të fitojë gjithçka me skuadrën tonë”, ka thënë Tuchel.

“Ai është lojtar kyç për ne dhe as nuk e mendojmë ta shesim atë”.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme