Presidenti dekoron familjen Demaçi me medalje presidenciale

11:43 | 31 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale familjen e veprimtarit Adem Demaçi për kontributin e dhënë për lirin dhe pavarësinë e vendit.

“Në kuadër të kompetencave të mia dhe duke njohur kontributin tuaj si familje dhe kontributin e vet veprimtarit Adem Demaçi i cili ka qenë i burgosur për vite dhe ju i keni mbijetuar edhe kësaj situate e ndaj këtë medalje presidenciale për Adem Demaçi i cili është një simbol emblematik i kombit tonë”, tha ai.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin gruaja e Adem Demaçit Xhemajlia dhe familjarë të tjerë. Adem Demaçi ka vdekur të enjten në moshën 83 vjeçare ndërsa varrimi i tij është bërë me nderime të larta shtetërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme