Deputetit i CDU, në Bundestag, Thorsten Frei ishprehet se për të filluar negociatat duhet të përmbushen dy kushte bazë: E para, përfundimi i vetigut për 57 gjyqtarët e lartë dhe prokurorët; E dyta, përfundimi i reformës elektorale.
Deputeti i Bundestagut Gjerman, Thorsten Frei, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, përcakton dhe jep kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, në mënyrë që të marrë një datë të saktë të hapjes së negociatave.
Gjermania është një nga aktorët kyç, të Bashkimit Evropian dhe ka një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë. Në Gjermani funksionon edhe një zyrë e posaçme, e cila merret me analizimin e situatës dhe progresit të bërë nga Shqipëria.
Në qershor, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian vendosi një afat kohor prej një viti për Shqipërinë, por me kusht që ajo të zbatojë të gjitha reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Thorsten Frei ka folur edhe për çështjen e emigracionit dhe kampeve të refugjatëve. Në intervistë është dhënë një sqarim përfundimtar në lidhje me këtë fenomen.
Për disa kohë u krijuar ideja se Shqipëria do të ishte vendi ku do të priteshin emigrantët, të cilët vinin nga Lindja e Mesme. Madje u komentua sikur Kryeministri Rama e kishte përdorur këtë çështje, si një lloj presioni politik ndaj Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave.
Intervista e plotë:
Cili është opinioni juaj për sa i përket procesit politik në Shqipëri? A ka bërë qeveria shqiptare ndonjë progres në reformën në drejtësi? Kemi parë se shumë parti nuk janë dakord me progresin e qeverisë, cili është opinioni juaj në lidhje me këtë situatë?
Deri tani qeveria shqiptare është në rrugën e duhur dhe është duke ecur në drejtimin e duhur. Kjo është arsyeja që ne ramë dakord për të filluar negociatat me Shqipërinë. Megjithatë, ka edhe shumë deficite, e cila na pengon për të filluar negociatat, deri sa të përmbushen dy kushte bazë. E para, përfundimi i vetigut për 57 gjyqtarët e lartë dhe prokurorët. E dyta, përfundimi i reformës elektorale.
Për ta thënë me pak fjalë: Konferenca e parë që do të mbahet dhe e cila, do të shqyrtojë procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë, nuk do të përfundojë me sukses, nëse zgjedhjet lokale të viti që vijnë, nuk mbahen me kodin e ri elektoral. Kjo është një e vërtet e madhe dhe ne nuk pranojmë diskutime. Koha mund të jetë e shkurtër. Për këtë arsye duhet të lini mënjanë pushimet dhe konfliktet e brendshme. Megjithatë, dëshira e qeverisë për të filluar negociatat është e madhe, por kjo nuk mjafton. Në lidhje me ndonjë datë të përcaktuar për fillimin e negociatave, vetëm ritmi dhe progresi i reformave, janë ato të cilat do të merren parasysh dhe do të ndikojnë për këtë gjë.
Për sa i përket problemit të emigracionit, Shqipëria është një nga vendet e cila është përmendur nga qeveritë e vendeve evropian për mundësin e ngritjes së kampeve të refugjatëve. A ka ndonjë të vërtet në këtë mes?
Bashkimi Evropian aktualisht, dëshiron që të ngrejë qendra pritjeje dhe grumbullimi për azilkërkuesit, aty ku procedurat e azilantëve të diskutohen, përpara se emigrantët të kenë të drejtë të udhëtojnë tek shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ose refuzimin e tyre dhe kthimin në vendin e origjinës. Nga pikëpamja ime, këto kampe grumbullimi kanë kuptim, sidomos jashtë Bashkimit Evropian. Ne duhet të shikojmë në veçanti se, ne mund të gjejmë zgjidhje në vendet e Afrikës së Veriut. Në lidhje me Shqipërinë dhe fenomenin e emigracionit si kusht për hapjen e negociatave, unë nuk do ta bëja kurrë këtë lidhje. Kjo do të thotë, që për Shqipërinë nuk do të ketë as ndonjë sakrificë nga ana e saj për emigrantët dhe marrjen e tyre, por as kusht me pretekstin se po mbajtët emigrantët do të hapen negociatat.
Drejtësia, siguria drejt BE-së
Përqendrimi i vëmendjes tek reforma e drejtësisë, nga ana e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, tregon se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka një rrugë të gjatë për të bërë. Kjo bën të mendosh që edhe qershori i vitit 2018, mund të jetë ende larg për një afrim, midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Mosmiratimi i Shkollës së Magjistraturës nga ana e Parlamentit shqiptar, e tregon më së miri këtë fakt. Reagimi i Shteteve të Bashkuara ishte i menjëhershëm për këtë çështje. Zv. Ambasadori Amerikan në Shqipëri David Muniez, u shpreh qartë, se Shqipëria me këta akt, bëri një hap mbrapa.
Thorsten Frei, së bashku me një grup deputetësh të tjerë të Bundestagut Gjerman, organizoi një konferencë për Shqipërinë dhe për të ardhmen e saj evropiane. Kjo konferencë u organizua nga Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë të Bundstagut Gjerman. E pranishme ishte edhe Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Në atë konferencë u përcaktua qartë, se reforma në drejtësi do të jetë baza për një anëtarësim të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Por duket se ritmi i reformës së drejtësisë po ecën shumë ngadalë. Madje, për të perifrazuar edhe partinë “Zgjidhja”, e ka futur sistemin e drejtësisë në kolaps total. Edhe në vizitën e tij të fundit në Shqipëri, Ministri për Çështjet Evropiane, Michael Roth, e përcaktoi qartë, se integrimi i Shqipërisë do të varet nga ecuria dhe progresi i reformës në drejtësi.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/d-218-563382/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...