Porosi të reja për vrasje të serbëve në Kosovë

10:15 | 31 Korrik 2018
Arbresh.info

Një pako në të cilën gjendeshin një revole e modelit ‘VZOR’ 7.65mm, 6 plumba, medikamente të ndryshme (trodon, tramadol, bensedin dhe disa ampula), si dhe një letër e shkruar në alfabetin cirilik, ka arritur para disa ditësh në adresë të Radomir Repanoviq, nga fshati Osojan i komunës së Istogut.

Pakon e kishte dërguar një postier nga veriu i Mitrovicës.

Mësohet se letra është shkruar nga e ashtuquajtura ‘Ushtria popullore e Kosovës dhe Metohisë’ e cila ka për qëllim, siç thuhet, çlirimin e Kosovës dhe popullit serb.

Më tutje, në letër thuhet se Repanoviq është caktuar nga kjo ushtri të ndërmarr aksione kundër popullatës serbe në Kosovë, në mënyrë që të sakrifikojë serbët e këtushëm karshi ndërkombëtarëve, si dhe më pas të thuhet se vrasjen e kanë bërë shqiptarët.

Sipas dokumentit, Repanoviq si shpërblim për punën e kryer do të marr shumë të konsiderueshme të parave, ndërsa letra mban nënshkrimin e zëvendëskomandantit të kësaj ushtrie, Momir Radenekoviq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme