Robert Lewandowski është objektivi kryesor i trajnerit të ri të Chelsea, Maurizio Sarri, për sulmin e bluve të Londrës, njofton “Daily Star”.
Në fakt, gjatë gjithë verës është përfolur për ish-lojtarin e Sarrit te Napoli, Gonzalo Higuain, se mund të transferohet në “Stamford Bridge”, por kjo pistë duket se nuk është parësore për londinezët.
Megjithatë, Bayern Munich mbetet i vendosur të mos e shesë sulmuesin e vet kryesor, pavarësisht nga interesimi i klubit të Londrës dhe Real Madridi.
Vetë polaku e ka lënë të kuptohet qartë se është i prirur për një eksperiencë të re, duke mos ndier më mbështetjen e drejtuesve në “Allianz Arena”.
“Blues” u kanë mbetur vetëm nëntë ditë për ta bindur Bayern Munich për t’ua shitur Lewandowskin, para mbylljes së merkatos së kësaj vere në Premier League.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...