Ani pse Ligji për armët, i cili parasheh këtë gjë, është në fuqi që nga viti 2015, kjo ishte pamundësuar në mungesë të Udhëzimit administrativ, të cilin tek tash e ka hartuar MPB-ja.
Ky udhëzim ka paraparë periudhë gjashtëmujore për procedurat e legalizimit të armëve, ndërsa afati kohor për dorëzimin vullnetar të armëve, municionit e mjeteve ekspozive do të jetë 3 muaj.
Për legalizimin e armës përdoruesi duhet të jetë mbi moshën 21-vjeçare, të mos jetë nën hetime për vepra penale dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale. Pos kësaj, kërkohet edhe testi teorik e praktik për përdorimin e armës.
Ndërkaq për poseduesit që vullnetarisht mbajnë armën nuk do të kenë pasoja juridike. Gjatë periudhës 3-mujore poseduesit ilegalë të armëve mund t’i dorëzojnë ato pa evidentimin e historikut të armëmbajtjes dhe marrjes së të dhënave personale.
Sipas një hulumtimi të fundit të kryer nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Kosovë janë rreth 240 mijë armë që qarkullojnë në duart e qytetarëve ilegalisht. Ndërsa një numër i madh i tyre konfiskohet çdo vit nga Policia e Kosovës.
Sipas Zyrës për informim të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2017 janë konfiskuar gjithsej 1211 armë të llojeve të ndryshme dhe 26 178 copë municion të kalibrave të ndryshëm.
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka