Reshjet e së shtunës ishin tepër të shkurtra në këtë verë të gjatë. Edhe sot temepraturat në Zvicër regjistruan mbi 30 gradë, shkruan blick.ch.
Prej prillit të këtij viti Zvicra është pushtuar nga temperaturat e larta dhe reshje të dobta të shiut. Ekspertët hedhin alarmin për thatësira të mëdha që kanë sjell gjendje të jashtëzakonshme, veçanërisht në lindje dhe qendër të Zvicrës. Diku mungon uji, ndërsa lumejtë janë pranë tharrjes. E keqja është se fundi nuk është pranë.
Për shkak të thatësirave në shumë kantone është e ndaluar zjarri. Dje është bërë me dije se shinat e hekurudhave janë lyer me ngjyrë të bardhë, që të zbut të nxehtit në hekur. Sipas zëdhënësit të hekurudhave, ngjyra e bardhë ftoh metalin deri në shtatë gradë.
Zvicra gjatë periudhës prill-korrik ka regjistruar thatësirën më të madhe prej thuajse njëqind vjetësh.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...