Përmes rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të ndryshme, kryesisht atij Viber, qytetarët në Kosovë kanë filluar të marrin së fundmi mesazhe, në të cilat u ofrohet mundësi punësimi – dhe atë në Gjermani.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar njërën nga këto që veten e quajnë agjenci punësimi. Në përgjigjen e dërguar përmes aplikacionit Viber, thuhet se ofrojnë kontratë pune për profesione të ndryshme në Gjermani.
Përfaqësuesit e kësaj agjencie thonë se pas kompletimit të dokumentacioni kontrata e punës bëhet brenda 21 ditësh.
Sipas përgjigjes me shkrim, kjo agjenci thotë se ofron vende pune për profesionet si: kamerier, shofer, shitës, ndihmës në ndërtimtari, elektricist dhe profesione të tjera.
Por, sa janë të besueshme këto agjenci dhe a mund të arrihet një kontrate pune në Gjermani përmes tyre?
Në Policinë e Kosovës, sipas zëdhënësit, Daut Hoxha janë paraqitur raste të mashtrimit që kompani apo agjenci të tilla u kanë bërë qytetarëve.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit se fundi ka pranuar dy rastem një në Prishtinë dhe një në Prizren ku një numër i madh i shtetasve te Republikës së Kosovës janë mashtruar duke dhënë para në këmbim të një kontrate jo valide për punësim ne Gjermani”, thotë Hoxha.
Ai shton se për të gjitha rastet e raportuara, Policia e Kosovës i ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore të parashkruara me Kodin Penal të Kosovës.
Idriz Sadiku, qytetar nga Prishtina thotë të ketë pranuar një mesazh të tillë, por që nuk mendon se është i besueshëm.
“Po kam marr një mesazh përmes Viber-it, nuk jam interesuar fare mund edhe të mos jetë i besueshëm. Unë mendoj se këto kompani po e shfrytëzojnë nivelin e lartë të papunësisë në Kosovë dhe po mashtrojnë qytetarët me gjëra të tilla dhe për përfitimi të tyre”, thotë ai.
Ndërsa, Nita Sylejmani thotë se edhe ndoshta do ta provonte një mundësi të tillë nëse siç shprehet ajo nuk do të kushtonte shumë.
“Po ndoshta edhe mund të sigurojnë një vend pune, do të kishte qenë mundësi e mirë për neve në Kosovë, nuk jam e informuar shumë për këto kompani kam dëgjuar diçka nga miqtë e mi, por ekziston edhe frika se mund të mashtrohemi”, thotë ajo.
Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë të mos jenë në njohuri për këtë mënyrë të ofrimit të vendeve të punës përmes aplikacioneve të teknologjisë së menduar, përkatësisht përmes Viber-it.
Mimoza Kqiku, këshilltare për informim e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë për Radion Evropa e Lirë se si ministri bashkëpunojnë vetëm me agjenci që janë të licencuara në Kosovë dhe jo me agjenci të cilat veprojnë në shtete të caktuara.
Ajo thekson se për dy vjet që prej kur ka nisur procesi i licencimit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka licencuar 17 agjenci të cilat ofrojnë shërbime të punësimit apo ndërmjetësim në punësim si brenda vendit ashtu edhe jashtë.
“Kur jemi tek ndërmjetësimi në punësim dhe agjencitë që ofrojnë këto shërbime, ekziston një procedurë e rregullt e cila duhet të ndiqet nga Ministria dhe agjencitë që ofrojnë shërbime. Të gjitha këto agjenci duhet të licencohen pranë Ministrisë në bazë të legjislacionit në fuqi, ndërsa sa i përket agjencive të cilat operojnë në shtetet përkatëse, ato kanë të drejtë në mënyrë të pavarur të ofrojnë shërbimet e tyre, por Ministria bashkëpunon vetëm agjenci që licencohen”, thotë ajo.
Sa i përket punësimit në vendet e Bashkimit Evropian, Kqiku thotë se Ministria e Punës është në përpjekje të nënshkrimit të marrëveshjes për punësim sezonal në disa nga vende të BE-së.
“Sa i përket marrëveshjeve për punësim sezonal aktualisht nuk kemi ndonjë marrëveshje, por jemi në përpjekje të vazhdueshme që së shpejti të kemi një marrëveshje të tillë. Mund të konfirmojë se jemi në negociata të ngushta më disa shtete dhe deri në fund të vitit do të kemi një ose më shumë marrëveshje për punësim sezonal”, thekson Kqiku.
Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare viteve të fundit. Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare është mbi 30 për qind.
Në tregun e punës në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, çdo vit hyjnë 25 deri në 30 mijë të rinj, të cilët konsiderohen të aftë për punë. monitor.al
Burimi: Ju nuk e keni Rovenën në grup për të pasur atmosferë
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Emri i legjendës së Real Madridit është bërë trend në rrjete...
Si mund të ndikojë në Austri fitorja e Donald Trump?
Horoskopi për sot
Sot përurohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marec