Bie nga shkëmbi ndërsa bënte një ‘selfie’

01:36 | 31 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Mund të kishte përfunduar shumë më keq, por në të vërtetë ia hodhi “vetëm” me thyerjen e legenit, një i ri nga India, i cili në rajonin e Gariabandit, ka rrëshkitur nga një lartësi prej 15 metrash në përpjekje për të bërë një ‘selfie’.

Shkëmbi ku ndodhej ishte rrëshqitës dhe i ka shkaktuar humbjen e ekuilibrit, duke përfunduar për fat të mirë me pjesën e këmbëve i rrëzuar në lumë. I riu ndodhet akoma i shtruar në spital.

Policia lokale ka rekomanduar që asnjë person të mos përpiqet të rrezikojë jetën duke bërë foto ‘selfie’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme