Nëse bëni dush çdo ditë gjatë verës do të keni pasoja fatale

22:57 | 30 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Nuk ka si një dush i freskët pas një ditë të gjatë e të lodhshme. Tani në verë, duket sikur çdo kohë është e përshtatshme për dush, por prisni, a duhet të jetë vërtetë ? Sipas dermatologëve, dushi i përditshëm vjen me më shumë dëme për lëkurën e shëndetin sesa përfitime.

  1. Po dehidratoni lëkurën në nivel qelizor

Kimikatet e sapunëve dhe shampove, uji i ngrohtë dhe qëndrimi i zgjatur në dush, do të thajë lëkurën në nivel qelizor. Bëni dushe të shpejta, me ujë të vakët dhe sigurohuni që të hidratoni lëkurën gjithmonë për t’i rikthyer lagështinë e humbur.

  1. Nuk jeni aq të papastër sa mendoni

Sipas Dr. Casey Carlos, ndihmës profesor i mjekësisë në katedrën e dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë, pohon se shumica e njerëzve përdorin sapun kur në të vërtetë nuk kanë nevojë për të. Karlos thotë se lëkura është e aftë të pastrojë veten dhe nuk është i nevojshëm përdorimi i shampos në të gjithë sipërfaqes e lëkurës, veç zonave ku gjendrat e djersës janë në një numër më të lartë.

  1. Po dëmtoni flokët tuaj

Ashtu si lëkura, larja e flokëve tuaj çdo ditë do të eleminojë yndyrën natyrale duke i lënë flokët të thatë. Dermatologët thonë se nuk duhet t’i lani flokët më shumë se një ose dy herë në javë.

  1. Po eleminoni bakteret e mira

Ndonëse mund të duket se dushi pastron dhe eleminon bakteret nga lëkura juaj, ajo që nuk dini me shumë mundësi është që shumica e tyre janë të dobishme për shëndetin e lëkurës. Pa bateret e mira sistemi imunitar, sistemi tretës e shumë sisteme të tjera nuk do të funksiononin si duhen. Dëmtimi i mikrobiomës gjithashtu mund të çojë në një sërë problemesh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme