Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, pas ndarjes nga jeta të poetit Ragip Sylaj, ka theksuar se “puna dhe veprat e tij si gazetarë i dëshmuar, shkrimtarë i veçantë dhe punonjës i dalluar, do të mbesin frymëzim dhe shembull për të tjerët”, ka shkruar Pacolli ne facebook.
Postimi i plote:
Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të një zyrtari të MPJ-së dhe kolegut tonë të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe shumë të respektuar tashmë të ndjerë, z.Ragip Sylaj. Daja siç e quanin kolegët e miqtë e tij të afërt do të përkujtohet gjithmonë si një njeri me virtyte të larta njerēzore. I heshtur, i qetë, me plot energji pozitive dhe gjithmonë me humor të mirë. Puna dhe veprat e tij si gazetarë i dëshmuar, shkrimtarë i veçantë dhe punonjës i dalluar do të mbesin frymëzim dhe shembull për të tjerët. Zoti e shpërbleftë me Parajsë Shpirtin e Tij. Ngushëllimet më të thella Familjes, të të afërmëve dhe kolegëve nga Ministria./arbresh.info/
Në njëvjetorin e rënies heroike, Kurti viziton sot familjen ...
Njëvjetori i sulmit terrorist në Banjskë dhe rënia heroike e...
Moti sot me diell e vranësira, pritet të ketë edhe riga shiu
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”