Interi ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e kroatin Sime Vrsaljko, i cili në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Atleticos së Madridit, të paktën sipas mediave italiane.
Vetëm pak orë më parë Luciano Spalletti u dërgoi një sinjal të qartë drejtuesve të skuadrës, se ka nevojë edhe për të paktën dy lojtarë, që të ndërtojë një skuadër konkurruese si në Itali, ashtu edhe në Europë.
Duket se ngritja e zërit nga ana e trajnerit nuk ka rënë në vesh të shurdhët, pasi kanë reaguar menjëherë drejtuesit e Interit, duke i sjellë njërin nga lojtarët që Spalletti dëshironte.
Marrëveshja parashikon një huazim një vjeçar me 6.5 milionë euro dhe të drejtë blerjeje në fund të sezonit, për 17.5 të tjera, duke e vlerësuar kartonin 24 milionë euro në total.
Me ardhjen e Vrsaljkos, Spalletti sistemon plotësisht krahun e djathtë të mbrojtjes, ku ishte krijuar boshllëku me largimin e Joao Cancelos, ndërsa në gjirin zikaltër shtohet numri i kroatëve, dhe shkon në tre lojtarë tashmë
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”