Google ADS

30 ditë paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Bresalc të Gjilanit

17:02 | 30 Korrik 2018
V. S.

Gjykata Themelore ne Gjilan i ka shqiptuar 30 ditë paraburgim Liridon Uruqit – të dyshuarit për vrasjen e parmbrëmshme në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Masën e paraburgimit të shqiptuar nga gjykata e ka konfirmuar për klankosova.tv prokurori i Rastit Agron Uka.

“Sot para orës 16:00, Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit për vrasjen e 22 vjeçarit”, ka thënë përmes telefonit prokurori i rastit, Agron Uka.

Uruqi dyshohet se ka vrarë shokun e tij afër mesnatës të së shtunës dhe të dielës, ku më pas përmes kërcënimit të dëshmitarëve kishte provuar që vrasjen të bënte të dukej se është vetëvrasje./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme