Google ADS

Haradinaj: Thaçi dhe Kadria nuk me kanë bërë më qejf Kryeministër

16:55 | 30 Korrik 2018
V. S.

Në Kuvendin e Kosovës janë përplasur verbalisht deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Haxhiu filloi me kritka ndaj Haradinajt se nuk bënë të largohet nga kuvendi, pasi sipas saj Haradinaj në fjalorin e tij akuzoi opozitën, dhe pas akuzave duhet të qëndroj në Kuvned.

Haxhiu i tha Haradinajt se kryeministër e kanë bërë Hashimi dhe Kadria për ta kaluar demarkacionin e zajednicën.

“Zotëri kryeministër ku po shkoni, në qoftë se ju dhatë një deklaratë dhe dhatë akuza kundër opozitës është mirë të ktheheni. Juve zotëri Haradinaj, PDK-ja ju ka bërë kryeministër vetëm për dy  çështje, e para që ta kaloni demarkacionin dhe e bëtë, dhe e dyta që ta bëni zajednicën, dhe në fund ajo do të ju rrëzojë nga pushteti”, i tha Haxhiu Haradinajt.

Haradinaj ani pse u nisë për të dalë nga Kuvendi, ai u kthye për ta replikuar Haxhiun. Ai i tha se nuk më ka bërë kryeministër Hashimi e Kadria, por e kanë bërë dhjetë përqind e këtij populli, të cilët sipas tij e kanë përkrahur gjithmonë.

“Degjomë e nderuar Haxhiu. Kush më ka bërë kryeministër janë 10 përqind e këtij populli, ata më kanë besu edhe kur jam kanë në Hagë edhe ktu, edhe në kohën e kijametit. E unë jam prej atyre që nuk e kam lëshu asnjë ditë të vetme vendin. Edhe në kohë të luftës edhe gjithmonë.

“Nuk më ka bërë përqef Hashimi e Kadria. Por më kanë zgjedhur për partner, përqef ishin bërë vet. Pra kryeministër më kanë bërë votat”, ka thënë Haradinaj. /Insajderi.com/

Të ngjashme

Foto lajm