Edicioni i ri po afron, ja kur tërhiqet kalendari i Vala Superligës

15:26 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Shumë pak ditë i ndajnë klubet për të mësuar kalendarin e tyre për edicionin 2018/19. 

Kështu më 1 gusht me fillim nga ora 13:00, në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për Superligë dhe Ligën e Parë.

Përmes një njoftimi për media Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar klubet për tërheqjen e shortit, ndërkohë kanë ftuar përfaqësuesit e tyre për të qenë prezent.

Klubet të cilat do të garojnë në Superligë sezonin e ardhshëm janë:

Drita

Prishtina

Llapi

Trepça ’89

Liria

Feronikeli

Drenica

Gjilani

Flamurtari

KEK-u

Ballkani

Ferizaj

Klubet të cilat do të garojnë në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm janë:

Vëllaznimi

Besa

Vllaznia Pozheran

Vushtrria

Onix

Fushë Kosova

Bashkimi (K)

Vitia

Dukagjini

2 Korriku

Ramiz Sadiku

Kika

Trepça

Istogu

Gryka

Arbëria

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme