Google ADS

4 Gushti, ditëlindja e parë si princeshë për Meghan Markle

14:38 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Shumë pak ditë na ndajnë nga ditëlindja e Dukeshës së Sussex, Meghan Markle, e cila pas martesës me Prince Harry është anëtarja më e re e familjes mbretërore të Anglisë.

4 Gushti i këtij viti do të jetë ditëlindja e saj e parë si princeshë dhe duket se për të do të jetë vërtetë një ditë e veçantë.

Mirëpo kjo nuk do të jetë një ditë e veçantë edhe për familjarët e saj, përkatësisht për babain e ish-aktores i cili u shpreh se largësia e krijuar me të bijën po i sjellë atij ‘ndjenjën e vdekjes’.

“Jam shumë i lënduar që ajo ka shkëputur çdo lloj lidhje me mua. Më parë e kisha numrin e saj të kontaktit, por tani nuk kam më asgjë sepse përmes atyre numrave nuk lidhem dot më me të. Nuk ka më asnjë mënyrë se si të komunikojë me time bijë”.

“Është ditëlindja e saj më 4 gusht dhe dua t’i dërgoj një dhuratë. Por nëse ia dërgoj në Kensington Palace, jam i sigurt që do të jetë vetëm një dhuratë më shumë nga ato që do të marrë dhe ndoshta nuk do ta shohë më kurrë. Më mirë të kisha vdekur, e të mos i shihja këto ditë”, ka thënë Thomas Markle.

Markle për arsye shëndetësore kishte munguar edhe në dasmën e së bijës por asnjëherë nuk përtoi të flasë për mediat duke e thënë atë që mendonte rreth ngjarjeve që kanë të bëjnë me të bijën, tashmë Dukeshë.

Për dallim nga viti i kaluar, kur Meghan e festoi ditëlindjen e saj bashkë me Prince Harry në Afrikë, në këtë 37 vjetor ajo do ta kalojë ditëlindjen duke e festuar dasmën e mikut të fëmijërisë së Harry-t, Charlie Van Straubenzee me Daisy Jenks.

Se kur dhe ku do të festojë më pas do të informohemi shumë shpejt!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme