Google ADS

Osmani – Haradinajt: Nëse nuk i ikën përgjegjësisë, pse nuk po e udhëheq dialogun

14:01 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili vazhdimisht po akuzon opozitën se po i ikin përgjegjësive duke mos u bërë pjesë e dialogut me Serbinë.

Sipas deputetes Osmani, është krejtësisht kontradiktore që në të njëjtën fjali të Kryeministrit të thuhet se opozita po i ikën përgjegjësive dhe të thotë se vetë nuk ulet në tavolinën e bisedimeve.

Deputetja e LDK-së ka shtuar se asnjë lider politikan nuk guxon të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë, nëse ajo cenon sovranitetin e shtetit dhe bie ndesh mbi parimet e Republikës.

Osmani ka pyetur pushtetin pse nuk po rreshtin së mbrojturi Thaçin si kryenegociator, ndërsa ka thënë se konsensusi mund të arrihet vetëm nëse Presidenti Thaçi nuk i prin këtyre bisedimeve.

Ajo gjatë debatit parlamentar për dialogun me Serbinë ka kritikuar Presidentin Thaçi për deklaratat e tij se ‘Kosova nuk ka vija të kuqe, marrëveshja duhet të jetë e pranueshme për Serbinë dhe se presidenti serb, Vuciq, është lider i paqes”.

Sipas Osmanit, nuk mund të jetë Vuciq i tillë, pasi i ka shërbyer regjimit të Millosheviqit si zyrtar i lartë në të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme