Çfarë duhet të dini për hepatitin dhe llojet e tij

13:23 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Hepatiti i referohet një inflamacioni të mëlçisë.

Zakonisht shkaktohet nga një infeksion viral, por mund të ketë dhe shkaktarë të tjerë të hepatitit, si hepatiti autoimun ose hepatiti që ndodh si rezultat i mjekimeve, drogave, toksinave dhe alkoolit.

Rreth 90% e të infektuarve me hepatit nuk janë në dijeni të infeksionit të tyre.

Mëlçia si organ ndodhet në pjesën e sipërme djathtas të abdomenit tuaj. Ajo kryen disa funksione kyçe që kanë tëbëjnë me metabolizmin e trupit të njeriut. Disa prej tyre janë:

• filtrimi i toksinave

• asimilimin e kolesterolit, hormoneve dhe barnave

• shpërbërjen e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave

• aktivizimin e disa enzimave që janë proteina esenciale për funksionet e trupit

• depozitimin e glikogjenit, mineraleve, dhe vitaminave (A, D, E dhe K)

• sintetizon proteinën e gjakut si albumina etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme