“Komuniteti i së ardhmes”, pasaniku ndërton qytetin e ëndrrave që pret 100 mijë banorë

12:27 | 30 Korrik 2018
Trina Galanxhi
Bota evolon dhe gjithnjë e më shumë ajo po i largohet asaj që na është trashëguar nga të parët tanë.

Kështu një qytet i tërë që po ndërtohet në sajë të zhvillimeve teknologjike dhe zbulimeve njerëzore, është prova për të gjithë ndryshimin që po përjeton njerëzimi.

Qyteti do të quhet Serena del Ma dhe ai po ndërtohet në Detin Karaibean, në një territor prej më shumë se 1000 hektarësh.

Gjithë qyteti do të ndërtohet nga Daniel Haime, një pasanik i cili ka trashëguar tokën nga familja e tij.

Qyteti do të ketë spitale moderne, shtëpi për familje me pak të ardhura dhe shkolla shtetërore. Do të ketë një mol për varka, korsì biçikletash, një hotel luksoz dhe restorante buzë detit. Një ditë, “vaporetët”, tragetet e vegjël autobusë, mund ta lidhin Serena Del Mar me qendrën e qytetit të Kartagjenës.

Serena Del Mar ndodhet rreth 11 kilometra më larg, përgjatë bregut, dhe po zhvillohet privatisht nga kompania e Haimes, “Novus Civitas”. Ai planifikon të mbulojë një pjesë të rritjes së qytetit. Pas 30 vitesh mund të ketë rreth 100,000 banorë. Dizenjot e tyre përballen me dy sfida të mëdha: qyteti duhet të përballojë edhe rritjen e shpejtë të popullsisë, edhe ndryshimet klimatike.

Shumica e qyteteve të zhvilluara së fundmi nëpër botë bazohen te idetë e La Korbusierit, i cili mbështeste shembjen e qendrave historike dhe zëvendësimin e tyre me super-blloqe pallatesh të rrethuara nga gjelbërimi, ose “kulla në park”, pa i kushtuar shumë vëmendje ndryshimeve në mjedis. Vizioni i Haimes është për një qytet të gjelbër, ky dizenjoja udhëhiqet nga natyra. Ai është frymëzuar nga veprat e Ian McHarg, arkitekt skocez dhe një nga pionierët e ndërtimit ekologjik, që në vitet 1960.

Mes arkitektëve për Serena del Mar është edhe Brandon Haw, firma e të cilit merret me katër ndërtesa, përfshi një shkollë biznesi për Universitetin e Andesit.

Parqet do të kenë shumë pemë Samani, me kurora gjigante, që rriten në Amerikën e Jugut.

Qendra tregtare e qytetit do të ndërtohet rreth një kanali me përrenj që zgjaten përmes zonave të banuara. Tre të katërtat e zonës do të përbëhen nga parqe, lumenj të mbrojtur, bimë rizofore (bimë që zhvillojnë rrënjë si degë të forta në ujë, aty ku trupi ujor lidhet me bregun, duke ndihmuar shumë kundër përmbytjeve), dhe me pemë Samani,  (pemë me kurorë shumë të madhe, që rriten në Amerikën e Jugut).

Në brigje do të ketë bimë rizofore kundër përmbytjeve.

Kanalet do të jenë të hapur, që uji i detit të freskojë rizoforet. Kur të bjerë shi, uji do të kalojë përmes luginave, të cilat nuk janë të përshtatshme për të ndërtuar shtëpi, por të shkëlqyera për fusha golfi, pasi vaditja e përhershme i mban fushat gjithnjë të gjelbra, shkruan TCH. Themelet e ndërtesave do të jenë përmbi nivelin e detit, që të mbrohen nga rritja e nivelit të ujit në të ardhmen.

Dhe meqë pabarazia e të ardhurave ekonomike është shumë e lartë në Kolumbi, ajo që e bën këtë projekt më të pazakontë se të tjerët është ndjeshmëria e planifikuesit ndaj problemeve shoqërore, shkruan The Economist.

Haime premtoi se Serena Del Mar do të kishte shtëpi, shkolla dhe vende pune për banorët e varfër të zonës, Shtëpitë e tyre do të mbeten aty ku janë. Kur të duan të zgjerohen, në zonën e tyre do të ketë shtëpi me çmim të lirë.

Ndërtimi i kësaj vepre ka nisur dhe shumë shpejt pritet të nisin funksionet e para, si hapja e universitetit dhe shpërngulja e familjeve. Do të ketë autobusë në stacione dhe një spital me 400 shtretër, të modeluar nga firma e njohur e Moshe Safdie, me konsulentë nga John Hopkins Medicine International. Spitali do të pranojë pacientë të mbuluar nga sigurimet shtetërore të Kolumbisë.

Më shumë se 50% e popullsisë së botës jeton në qytete, dhe OKB parashikon se kjo shifër ka për të shkuar në 66% deri në vitin 2050.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme