Kjo marrëveshje shfuqizon marrëveshjen e mëhershme të nënshkruar nga SHBA-ja dhe qeveria e Mbretërisë së Serbisë, në vitin 1901. Deri sot, janë së paku tre persona të cilët janë kërkuar nga autoritetet amerikane për ekstradim. Njëri prej tyre është edhe Bajram Asllani, i kërkuar nga FBI-ja, për veprën penale “ofrim të përkrahjes materiale për terroristët”.
Presidentja Atifete Jahjaga, pas nënshkrimit me ambasadorin Greg Delawie, kishte thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje thellon marrëdhëniet me SHBA-në por edhe “nënvizon përcaktimin e Kosovës për sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe për bashkëpunim të parezervë me partnerët”.
“Deri më tani, përkundër bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet amerikane në fushën e sigurisë, mungesa e kësaj marrëveshjeje të ekstradimit ka qenë pengesë ligjore për përmbyllje të suksesshme të rasteve”, thuhej në njoftimin e Presidencës në mars të vitit 2016.
“Me këtë marrëveshje të nënshkruar sot, Kosova dhe SHBA-ja, dy shtetet garantojnë që kriminelët që paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve të vendeve tona do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë”, kishte thënë Jahjaga në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.
Senati
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen