Sot kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi kurorë lulesh tek varri i veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi para mediave.
I pyetur nga gazetarët për deklaratat e fundit se çka mund të bisedohet në Bruksel, Thaçi nuk e mohoi mundësinë se në tryezë do ketë bisedime edhe për mundësinë e shkëmbit të territoreve.
Për shkrimet se Leposaviçi mund të shkëmbehet me Preshevën e një pjesë të Bujanocit, e shkrimet tjera në media, Thaçi nuk i ka komentuar.
“Nuk flas për shkrime që nuk kanë adresë, janë spekulime the fake news, që s’dua t’i komentoj”, tha ai.
Por, burime të Kohës Ditore, të afërta me këto zhvillime, kanë thënë se opsion është që komuna më veriore e Kosovës- Leposaviqi bashkë me Leshakun të shkëmbehen me Preshevën dhe një pjesë e Bujanocit.
“Kosova dhe Serbia janë shtete që kanë të drejtë të nënshkruajnë marrëveshje cilado qofshin ato, të cilat janë të mirë të të dy vendeve”, ka thënë Thaçi, raporton KTV.
Thaçi ka insistuar që Kosova dhe Serbia, në fund të dialogut do të kenë njohje reciproke.
Ndërkohë i pyetur për liqenin e Gazivodës, Thaçi nuk ka pranuar të përgjigjet.
Pjesë e marrëveshjes mendohet të jetë edhe liqeni i Gazivodës, përkatësisht gjetja e një zgjidhjeje bazuar në traktet ndërkombëtare për ujërat. E sipas burimeve të Kohës Ditore, këtu pritet të ketë përplasje mes palësh, për shkak të pretendimeve të serbëve se kanë pronësi mbi Gazivodën.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...