Google ADS

Andin Hoti dëshiron të dijë se ku e ka babain

10:57 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Deputeti i PDK-së Andin Hoti, kërkoi sot në seancën e Kuvendit, që në dialogun me Serbinë të bisedohet për fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas tij, kjo temë duhet të jetë ndër pikat e para që duhet të diskutohet në nivel presidentësh.

“Kërkoj nga presidenti, nga kryeministri, nga Kuvendi, që ta fusin këtë pikë në bisedimet me Serbinë dhe të jetë njëra nga pikat e para që diskutohet në nivelin e lartë, në nivel presidentësh. Të nderuar udhëheqës, unë dua ta di ku e kam babin, familjet duan të dinë ku i kanë më të dashurit e tyre, kjo nuk guxon të kalojë nën heshtje, dhe nuk e lejoj të kalojë në heshtje, pa këtë nuk e ka kuptim asnjë marrëveshje që do të bëhet me Serbinë”, tha Hoti.

Tutje, i biri i Ukshin Hotit tha se një konsensus me Serbinë do të duhej të pranohej vetëm kur “Serbia të ia kthej Kosovës mbi 16 mijë jetë që i ka marrë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme