Julen Lopetegui do sulmues

09:52 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Julen Lopetegui e ka shumë të qartë se Real Madridi ka nevojë për një top sulmues këtë verë.

Ai është i lumtur me punën e Gareth Bales dhe Karim Benzemas në stërvitje, por ndjen se skuadra ka nevojë edhe për një sulmues.

Kjo për arsye se sezoni është i gjatë dhe në rast të lëndimit, opsionet e skuadrës janë të reduktuara, shkruan indeksonline.

Një vështirim i shkurtë në lidhje me atë që ndodhi në fillim të sezonit të kaluar ka bërë që Lopetegui të mendojë se me lëndimin e Bales sezonin e kaluar, skuadra vuajti shumë për gola në La Liga.

Skuadra madrilene kishte Cristiano Ronaldon në fillim të sezonit, megjithatë portugezi nuk ishte në formën e duhur.

Dhe në fund me Balen dhe Benzeman në sulm, Lopetegui preferon që ta ketë edhe një opsion më të rrezikshëm në fazën ofanzive.

Në turneun amerikan, Reali do ta ketë në dispozicion Borja Mayoral dhe Raul de Tomas, dy sulmues me potencial, por ata ende s’janë të gatshëm për të luajtur në skuadër.

Ndërsa, Real Madridi së fundmi transferoi edhe sulmuesin brazilian, Vinicius Junior, por ai është ende vetëm 18-vjeçar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme