Jahti i manjatit rus Andrey Igorevich Melnichenko, 43 vjeç, i cili ankoroi dje në Sarandë dhe iku ditën e sotme ngjalli jo pak kuriozitet për shqiptarët, duke qenë se është një nga mjetet lundruese më të mëdha në botë dhe kjo ishte lehtë e konstatueshme edhe me shikim të parë.
Edhe pse kemi një ndër vijat më të gjata bregdetare, në Shqipëri nuk rastis shumë (ose aspak) që të ankorohen jahte të tilla, me një çmim marramendës dhe një luks që të “verbon”.
Vlera e jahtit është 500 milionë dollarë, është më i lartë se Statuja e Lirisë apo Big Beni dhe i gjatë është përkatësisht 143 metra.
Pesha e tij është 12.600 ton, brenda ka një pishinë dhe një pistë për uljen e avionëve të vegjël, ka tetë kate dhe një dhomë vëzhgimi nënujore dhe dhomat superluksoze.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...