Figura naziste, duke përfshirë edhe Swastiska (simboli kryesor i periudhës naziste), janë shfaqur të shtunën në mëngjes në një strukturë që është pjesë e tempullit të hebrenjve në Indiana të SHBA-ve.
Swastika dhe dy kryqe janë shfaqur në murin e sinagogës, e cila asnjëherë më parë nuk ishte sulmuar apo nuk kishte pranuar ndonjë kërcënim.
Policia është duke e hetuar rastin, përderisa sinagoga nuk ka ndaluar shërbimet për besimtarët.
“Ne jemi përqendruar që të bashkëpunojmë me Policinë, dhe të punojmë me komunitetin e hebrenjve, që të sigurohemi që ata janë të vetëdijshëm për ngjarjen dhe se do të ndërmarrin masat e duhura për këtë”, ka bërë të ditur ky tempull përmes rrjetit social Facebook.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...