Komunat e Kosovës nuk po i marrin seriozisht rekomandimet e Auditorit lidhur me shkeljet e tyre në sektorë të caktuar. Nga 100-përqindëshi i rekomandimeve të Auditorit në nivelin lokal mesatarja e zbatimit të tyre figuron të jetë vetëm 25,38 për qind.
Realizimi i dobët në planin e prokurimit, vonesat në kryerjen e obligimeve financiare brenda afatit ligjor, pagesa të ekzekutuara pa pranim të mallit, dështimi në verifikimin e pronave të paluajtshme e në investime kapitale janë vetëm disa prej mangësive që Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka evidentuar në nivel të përgjithshëm lokal.
Disa komuna të vogla po dalin të jenë më të përpikta në realizimin e pagesave brenda afatit ligjor. Listës së pagesave të përfunduara në afat ligjor i prin Komuna e Hanit të Elezit me 85 për qind dhe ajo e Zveçanit me 82 për qind.
Me përqindje të njëjtë figuron edhe Komuna e Prizrenit, Komuna e Lipjanit me 81 për qind, Komuna e Gjakovës me 78 për qind, Komuna e Suharekës me 77 për qind, Komuna e Kaçanikut me 76 për qind, Komuna e Mitrovicës me 73 për qind, Komuna e Deçanit me 73 për qind, Komuna e Pejës me 71 për qind, Komuna e Junikut me 63 për qind, Komuna e Shtërpcës me 59 për qind, Komuna e Ferizajt me 57 për qind, si dhe Komuna e Leposaviqit me vetëm 32 për qind, shkruan më tutje “Zëri”.
Ndërsa komunat tjera të cilat nuk janë të renditura në këtë listë nuk e kanë respektuar as deri në këtë përqindje afatin për pagesa., ndonëse, duke iu referuar gjetjeve të Auditorit, alarmohet se të qenit mospërgjegjës ndaj shlyerjes së faturave mund të shkaktojë që komunat të bëhen subjekt i kamatave dhe i ndëshkimeve, që burojnë qoftë nga klauzolat kontraktuale e Ligji për të Drejtat e Detyrime.
Më mirë komunat nuk qëndrojnë as te kategoria e investimeve kapitale.
Sipas Auditorit, komunat duhet të bëjnë përpjekje maksimale për t’i përmbushur projektet e dala nga programet e investimeve kapitale.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...