Yjet e Chelsea-s në shenjestrën e Real Madrid

07:49 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Real Madrid fillon të bëjë lëvizjet e para të mëdha në merkaton e futbollistëve dhe ka hedhur sytë nga Çelsi.

Në radhët e londinezëve ka dy lojtarë që tërheqin madrilenët dhe për këtë arsye, klubi ka bërë një ofertë të përbashkët prej 112 milionë eurosh për të siguruar kartonin e tyre.

“Daily Mail” bën të ditur se mes emrave nuk është Eden Hazard, por dyshja Uillian-Kurtua. Anësori brazilian ishte një futbollist që e ndiqte edhe Barcelona por në fund kjo e fundit përfundoi te Malkom pasi e quante të tepërt kërkesën e londinezëve.

Ndërkohë, Kurtua mbetet një dëshirë e vjetër e klubit madrilen dhe mendohet se refuzimi i rinovimit nga portieri belg i kontratës ka lidhje me faktin se ai është i ndërgjegjshëm që në fund të marrëveshjes së tij me londinezët, do e presin krahëhapur në Madrid.

Mendohet se Çelsi do të refuzojë ofertën e parë, por nuk përjashtohet mundësia e vijimit të negociatave për të diskutuar më gjatë rreth transferimit të dy lojtarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme